ShowBiz

“Jepja çiken Ledrit!”, mamaja e Rita Orës i kthen përgjigjen ‘epike’ ndjekësit

Rita Ora dhe Ledri Vula janë takuar së bashku, teksa kanë qenë të pranishëm në festivalin Alba Festival në Zyrih të Zvicrës.

Ledri vendosi që të shkrepë një foto nga prapaskena së bashku me Ritën, të cilën e publikoi në Instagram me ikonën e zemrës.

Por ajo që ra në sy nga komentet e shumta ishte se fansat filluan menjëherë të imagjinonin Ritën me Ledrin çift!

Fotos nuk i rezistoi as nëna e Rita Orës e cila i la një koment reperit:

“Ani zemra! Awww”, shkruante ajo në foton e publikuar në Instagram.

“Po përshtatet bre”, ia ktheu Ledri me humor.

“Ashtu po duket”, ia kthen sërish nëna e Ritës.

Aq u desh dhe fansat nisën menjëherë që t’i kërkonin Verës, t’ia japë çikën Ledrit.

Por duket se mami Vera nuk është edhe aq dakord për këtë lidhje dhe e ka bërë të qartë se nuk ka vajzë për Vulën:

“Jepja çikën oj ingje!”

“Ingja i mban çikat për veti hahah”, ia kthen Vera duke qeshur.

https://www.instagram.com/p/BzWF4dfh2gc/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzWF4dfh2gc/