ShowBiz

Si nëpër filma! Hyeyda El Saied rrëfen historinë e njohjes me partnerin

Hueyda El Saied ka zbuluar në intervista televizive se ndarja nga partneri i saj i parë me të cilin ka edhe një djalë, erdhi si pasojë e tradhtëisë nga ana e tij.

Po ashtu në të njëjtën mënyrë ka folur hapur edhe për lidhjen e saj me të re, me një burrë të qyajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.

Historinë e nisjes së marrëdhënies, Hueyda e tregoi teksa ishte e ftuar tek Rudina, ndërkohë që ishte një histori si nëpër filma.

“Para dy vitesh- kisha një vit që isha ndarë me babin e Gabrielit- i shkruaj Thierry-t dhe i them se po kërkoja punë. “Nëse do kesh kohë, të pimë një kafe bashkë.” E lëmë që të pimë një kafe bashkë, më pyeti çfarë kishte ndodhur, pse isha ndarë dhe i tregova gjërat më të këqija. Në fund, i thashë ‘ika, se kam lënë Gabrielin me dadon’, ndërsa ai më tha: ‘Kam 5 vjet që jam i dashuruar me ty’”

Sot ata kanë 1 vit e pak muaj bashkë dhe duket se gjërat po shkojnë në rrugën e mbarë. Hueyda zbuloi ndër të tjera se marrëdhënia e Thierry-t me djalin e saj Gabriel është shumë e mirë.

“Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë ‘babi’”- u shpreh ajo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MytYp0QaE9c

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BygMr2UlF5nkb5Q2OC2fmQauq5hVmU0KtRMhes0/