Aktualitet

20 vite bashkë, David dhe Victoria Beckham kujtojnë momentet e martesës

David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të njohur në botë, të cilët kanë krijuar një nga marrdhëniet më jetëgjata në shoëbiz. Çifti i njohur sot feston 20 vjetorin e martesës dhe nuk kishin si të mungonin urimet speciale.

Dy personazhet e njohur për vite me rradhë ka dhuruar momente ikonike me daljet e tyre në publik, duke u kthyer në frymëzues të modës, por jo vetëm.

Çifti i njohur tashmë kanë 4 fëmijë, të cilët siç duket do të bëhen po aq të njohur dhe të sukseshmë sa prindërit e tyre.

Si Becks ashtu edhe Posh, kanë postuar në Instagram në lidhje me këtë përvjetor të rëndësishëm. Ish-futbollisti publikoi disa foto që nga dasma e tyre deri më sot dhe bashkangjitur shkroi: “Wow 20 vjet, shiko çfarë kemi krijuar. Të dua kaq shumë…”

Po ashtu edhe Victoria publikoi një video me disa nga momentet më të rëndësishme të tyre.

https://www.instagram.com/p/BzfKBhTBcLx/

Link: https://www.instagram.com/p/BzfKBhTBcLx/

https://www.instagram.com/p/BzfHWo0noBu/

Link: https://www.instagram.com/p/BzfHWo0noBu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzfKBhTBcLx/