Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, i është rikthyer muzikës pas dy vitesh me një projekt të ri muzikor.
“Përgjithmonë” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanerit baladë.
Muzika është punuar nga kompozitori maqedonas, Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin është kujdesur Petro Xhori.
Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të veçantë, pamjet e të cilit janë xhiruar në qytetin e vjetër të Capadocias, në Turqi.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=__CkPweIZPQ