Kantautori i njohur Gjergj Leka ka qenë vazhdimisht pjesë e mediave rozë për jetën e tij private.
Kjo pasi ai është përfolur shpesh për historinë e tij të dashurisë me Eriselën, e cila është shumë vite më e re se kanaturi.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Gjergji përveç se foli për karrierën e tij, nuk kishte sesi të mos komentonte lidhjen e tij.
Kantautori u shpreh se 20 vite diferencë mes tij dhe partneren janë shumë pak.
“Kemi shumë pak vite diferencë. Edhe më shumë duhet të kishim, 20 vite diferencë kemi. Unë kam ca shokë të mi që i kanë gratë 2-3 vite më të mëdha se vetja, e llahtarshme. Më vinë te bahçja ime dhe qajnë. Gjithë jetën më kanë paragjykuar dhe vazhdojnë. Madje po të mos më paragjykojnë do thosha ça ka që nuk shkon”, tha Gjergji.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nUYk91AksCw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpILXjMjodf/