ShowBiz

Nuk do ta besoni! Ja me kë artist me famë botërore do të bashkëpunojë Luana Vjollca

Luana Vjollca nuk di të ndalet me sukseset e saj në muzikë. Duket se bjondja bukuroshe e ka marrë seriozisht karrierën në muzike, kjo pasi ka publikuar klipe të njëpasnjëshme.

Së fundmi ishte motra e saj Marina Vjollca, e cila paralajmëroi se Luana shumë shpejt do të ketë sukses në arenën ndërkombëtare.

“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”.- shkruante Marina. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një artist shqiptar, por për një të huaj.

Sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Këngëtari momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën. Xhirimet do të bëhen në Kosovë dhe pritet të përfundohen brenda pak ditëve.

Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar.

Link: https://www.instagram.com/stories/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BznyVYonGoL/