ShowBiz

“Tani e di ku më gjen…”, Jonida Vokshi zbulon se ku do të jetojë pas dasmës më Besnikun

Pak javë më parë aktorja e njohur Jonida Vokshi, zbuloi se është në një lidhje me aktorin Besnik Krapi.

Ata janë njohur pikërisht falë punës së tyre dhe kanë disa vjet që ruajnë lidhjen e tyre nga sytë e medias.

Çifti doli publikisht gjatë një interviste televizive, ndërkohë që shkëmbyen edhe puthje në emision.

Jonida dhe Besniku zbuluan për publikun se do të martohen në shtator, por pa zbuluar më tepër detaje se ku do të zhvendosen për të banuar, në Prishtinë apo në Tiranë.

Së fundmi Jonida ka publikuar një foto nga Prishtina, me një përshkrim që ngriti dyshime.

“Të dielat me Nikun tim në Prishtinën time!”- shkruan Jonida, por nuk kanë munguar komenti i Ermal Mamaqit.

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”- i shkruan Ermali. Ndërkaq Jonida i është kthyer e bindur.

“Kemi nderruar tani, Prishtina eshte e imja, Tirana e Besnikut. Keshtu qe tani e di ku me gjen!”

https://www.instagram.com/p/BznrrlLDulL/

Link: https://www.instagram.com/p/BznrrlLDulL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvb3LjcnMlL/ https://www.instagram.com/p/BpsjIw6BKah/