Këngëtarja Morena Taraku është vazhdimisht pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj profesionale, por edhe për jetën private.
E ndjekur nga shumë persona në rrjetet sociale, këngëtarja vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria, ndërkohë që së fundmi ka paralajmëruar se po punon për një këngë të re.
26-vjeçarja është shfaqur mjaft elegante me një fustan të bardhë, të çarë në pjesën e këmbës, ku duket mjaft seksi.
Bashkangjitur fotos, Morena ka lajmëruar se po rikthehet fuqishëm në tregun e muzikës.
“Rikthimi është gjithmonë më i fuqishëm sesa pushimi”, ka shkruar këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/BzslDJylbR6/
Link: https://www.instagram.com/p/BzslDJylbR6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx2VWRZgsto/