ShowBiz

Pas 15 vitesh, largohet një nga prezantueset më të njohura në Top Channel

Moderatorja shumë e njohur Albana Osmani po përflitet së fundmi në mediat rozë se është larguar nga televizioni që i dha famën.

Me një karrierë të gjatë në Top Channel, pothuajse prej 15 vitesh pjesë e këtij ekrani, moderatorja është larguar për shkak të pakënaqësive.

Burime për Prive bëjnë me dije se, moderatorja që prej verës së kaluar nuk ka drejtuar asnjë emision.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi’ – ka deklaruar burimi i rezervuar për Prive.al.

Megjithatë moderatorja ende nuk ka reaguar mbi lajmet që kanë qarkulluar.

https://www.instagram.com/p/BzsHj3nllRO/

Link: https://www.instagram.com/p/BzsHj3nllRO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtRJptsFkFJ/