ShowBiz

“Sa herë grindemi merr mamin në telefon”, moderatorja shqiptare i nxjerr të ‘palarat’ burrit

Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur për të gjithë si Paloma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth mënyrave se si mund të mbahet marrëdhënia në çift “e gjallë” dhe pasionante, edhe me kalimin e viteve.

Gjatë intervistës gazetarja zbuloi se ka marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, madje kjo e fundit mban anën e saj sa herë që i biri i tregon për zënkat mes tyre.

“Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: Po lërë mo rehat të shkretën”,- rrëfeu Paloma për Top Channel.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=jkRELsX80XM