Pak javë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një një lidhje me DJ Geek. Kjo për faktin se dyshja e shoëbizzit kanë frekuantuar të njëtat vende së bashku dhe janë parë shumë të afërt.
Por në një reagim të fundit për Revista Class, Dafina ka mohuar lajmet për lidhjen me DJ, duke u shprehur se me grupin e me të cilin punon është si një familje.
“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në një lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, -është shprehur Dafina.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzbaEsnhDbZ/