ShowBiz

Babai abuzon seksualisht më vajzën, reagon e indinjuar Vesa Luma

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka reaguar për ngjarjen e rëndë që është publikuar së fundmi në emisionin ‘Fiks Fare’, ku një vajzë 18-vjeçare rrëfente abuzimin seksual për tre vite rresht nga babai i saj.

Me anë të disa postimive në rrjetet sociale, Vesa e quan babain abuzues monstër, ndërkohë i bën thirrje vajzave të reja t’i denoncojnë raste të tilla.

“O zot cfar monstrash ekzistojne ne kete toke!Goca, qika te reja, mos u permbani, denoncoini kudo keto monstra, ka shume njerez qe ofrojne perkrahje, cdo here ne cdo vend, duke nis nga une e besoj me mijera si une qe do tju dalin ne ndihme Jeni te forta e meritoni lumturine e botes! Tejet e shqetesuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocen e vet, gjakun e vet, disa here! Te gjithe jemi ketu per ju! Une, familja ime, shoqeria, miqt e mi, fansat, te gjithe do te dhurojne perkrahje e dashuri per ju qe nuk keni besim as ne instituticionet pergjegjese! 
Mos lejoni askush te shkel mbi ju!”– shprehet Vesa.

https://www.instagram.com/p/Bzuv74XpD2A/

Link: https://www.instagram.com/p/Bzuv74XpD2A/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By5xKOOpbiS/