Pas dasmës së bujshme, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u gëzuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Çifti i njohur i showbizzit, u bekuar me ardhjen në jetë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë dhe të padëgjuar Zëri.
Së fundmi i ftuar në programin ‘N’drrimi i natës’ në Klan Kosova reperi ka shpjeguar se si i erdhi ideja e këtij emri të veçantë.
“Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri, por edhe tani unë i thërras Zë” është shprehur Gjiko.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XnXS8QcbEAM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzn9miRg7P4/