ShowBiz

Pas dasmës, Gaz Paja dhe partnerja e tij nisin muajin e mjaltit

Pak muaj më parë aktori i njohur i humorit Gaz Paja kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me partneren Ira Seferi.

Por fill pas martesës, teksa të gjithë po prisnin foto nga muaji i mjaltit, Gaz Paja iu rikthye punës në Portokalli, në turin që zhvillon ky spektakël nëpër qytete.

Megjithatë së fundmi, duket se më në fund çifti i njohur ka nisur pushimet, pasi kanë ndarë në rrjetet sociale momente fantastike nga pushimet e ëndrrave.

Aktori i njohur ka zbuluar një foto ku të dy shfaqen mjaft të lumtur teksa përqafohen dhe nga pas tyre duket vendi ku po pushojnë.

Link: https://www.instagram.com/stories/gazpaja/

Link: https://www.instagram.com/stories/iraseferi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByTStg3AUPU/