Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me konceptin e bukurisë. Të ftuarin dhanë mendimin e tyre lidhur me temën “Çdo të thotë të jesh e bukur?”, si ka ndryshuar përcaktimi i bukurisë ndër vite e dekada dhe sa po ndërhyjnë mjekët estetistë.
Pa zbuluar identitetet, gazetari Blendi Fevziu solli shembullin e 3 prezantueseve të njohura shqiptare, për të cilat tha se janë të gjitha me buzë njësoj.
“Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. D.m.th. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit të edhe të mjekut estetik.”– u shpreh Blendi Fevziu.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=vBKRzlMQ850