ShowBiz

“Jonida je e lidhur apo e dashuruar keq fare?”, këngëtarja vihet në siklet nga i dashuri

Prej kohësh është përfolur në mediat rozë për lidhjen e dashurisë midis Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt.

Dyshja u kap mat teksa po kalonte kohë krah njëri-tjetrit, ndërkohë që shkëmbenin puthje në pishinë.

Për muaj të tërë, çifti e mbajti të fshehtë lidhjen e tyre. Por tani, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të dalin hapur siç nuk e prisnim. Dyshja u shfaq në puntatën e parë të emisioni “Treshat”, në Vizion Plus, ku Jonida puthi Romeon.

Gjatë intervistës me dy vëllezërit binjakë, Jonida është vënë në siklet nga partneri i saj Romeo Veshaj, i cili e ka pyetur nëse është një një lidhje.

“Jonida je e lidhur apo e dashuruar keq fare?”- ishte pyetja e Romeos, që e “shkriu” krejtësisht këngëtaren e cila filloi të qeshte, ndërkohë që Donaldi i ofron një gotë ujë.

“Përgjigja e Jonidës ishte e qartë!”- u shpreh i dashuri i saj.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=7YemvIK1EoI