ShowBiz

Pas Besit edhe Xhensila publikon imazhin e vajzës: “E kisha të pamundur të flija…”

Si sot një vit më parë çifti i njohur i shoëbizzit aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Vogëlushja sot feston ditëlindjen dhe dy personazhet e njohur nuk kanë rezistuar pa ndarë me ndjekësit disa foto mjaft personale.

Pas urimit të Besit, edhe Xhensila i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla vogëlushes së saj.

“Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten .
Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty.
Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.”- shkruan Xhensila.

https://www.instagram.com/p/BzzyOfahMPt/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzzyOfahMPt/