ShowBiz

Për herë të parë, Bes Kallaku publikon foto të vajzës për ditëlindjen e saj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj se bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku, fiks një vit më parë u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur i showbizzt, vendosi që ta pagëzojë vajzën me emrin e veçantë dhe plot kuptim “Ajka”. Megjithëse janë shumë të njohur për publikun dhe vazhdimisht përbëjnë interes për mediat, çifti ka vendosur që ta mbajë sa më privat imazhin e të voglës.

Por ditën e sotme me rastin e 1-vjetorit të vogëlushes, Besi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto shumë personale të momentit të ardhjes në jetë të Ajkës.

“O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. Cti bejm qaramanes? 😂
Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri.
Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.
Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen.
Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit.
Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt 😂).
Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.
Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.”- shkruan Besi.

https://www.instagram.com/p/BzzxO9eHvk8/

Link: https://www.instagram.com/p/BzzxO9eHvk8/

Burimi i fotos: