ShowBiz

“Do jem një vjehërr i keq”, rrëfehet për jetën personale Blendi Fevziu

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka folur si rrallë herë për jetën e tij personale, duke ndarë disa momente të veçanta edhe nga marrëdhënia me vajzat.

Në një intervistë për emisioninb “3-shat”, me binjakët Veshaj dhe Bora Zemanin, Blendi ka zbuluar disa detaje që nuk i dinim nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Gjatë një momenti, moderatorja Bora Zemani e ka pyetur nëse e ka menduar veten si vjehërr, gazetari tha që jo.

“Jo se kam menduar, por i keq shumë do jem”, u përgjigj me humor Blendi.

“Çfarë nuk duhet të ketë dhëndri yt i ardhshëm?”, e pyeti sërish Bora, ndërsa moderatori deklaroi se këtë ia ka lënë në dorë vajzës.

“Këtë nuk e mendoj, ta zgjedhi vajza, ç’punë kam unë me dhëndrin”, tha ai.

Kujtojmë se gazetari Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, Mishelit dhe Alisës.

https://www.instagram.com/p/Bya0Q8YgBg5/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Th-AhAjEAKk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bya0Q8YgBg5/