Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund historisë së dashurisë.
Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.
Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat.
Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqaSztNn1VW/