ShowBiz

U përfolën se janë ndarë, Robert Berisha tregon defektin më të keq të Norës

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të përfolur në showbizzin shqiptar.

Megjithëse së fundmi në mediat rozë është përfolur se çifti po shkon drejt ndarjes, Roberti i mohoi lajmet, duke folur edhe një herë për marrëdhenien e bukur me Norën.

Por i ftuar në “E Diell”, Roberti i tha ca “ankesa” për Norën. Ai pohoi se mbante mend shumë momente të bukura si në fejesë ashtu dhe në martesë, por ajo që nuk i ka pëlqyer prej Norës është vonesa e saj.

“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën  5 të mëngjesit vetëm prej saj” tha me humor ai.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=PxQWErrnxPE&t=571s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiDzJ0lsMG/