ShowBiz

Baba për herë të parë, miqtë i nxjerrin sekretin Ledri Vulës

Reperi i njohur Ledri Vula është përfolur në mediat rozë se është në një lidhje me një vajzë të quajtur Sara Hoxha, kjo pasi shpesh herë në rrjetet sociale janë parë në vende të njëjta.

Por dyshja ka vendosur që ta mbajë private lidhjen e tyre. Prej kohësh Ledri ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë baba dhe lidhur me këtë deklaratë është pyetur së fundmi edhe në emisionin “Sonte”.

Teksa Dj GramoF ka folur rreth të qenurit baba, Ledri ka ndërhyrë duke theksuar se “tu e pa kto sa i lumtur bëhet kur është me djalin, ma ka shti dhe mua në qejf”.

Dhe teksa gazetarja e pyeti Ledrin se kur do të bëhet baba, Dj GramoF ndërhyri duke i nxjerrë sekretin reperit. Ai tha se Ledri po nxitet nga ai dhe në ato ujra është për t’u bërë baba, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet prind.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zatOflpEUTs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzuzfU9hFqG/