ShowBiz

Ori Nebijaj largohet nga “Wake up”, ja kush e zëvendëson

Moderatorja e njohur Ori Nebijaj është larguar nga prezantimi i emisionit “Wake up”, për të startuar xhirimet për një tjetër emisioni në “Top Channel”.

Angazhimi në emisionin veror “Pushime on Top” ka bërë që Ori të largohet nga emsioni, duke e lënë Isli Islamin vetëm në drejtimin e emisonit të mëngjesit.

Por siç duket Isli nuk do të jetë vetëm, pasi menjëherë është gjetur zvendësuesja krah Islamit dhe ajo është një emër shumë i njohur i televizionit.

Në krah të Islit mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është shfaqur aktorja e njohur shqiptare Zamira Kita.

Nuk dihet nëse ky bashkëpunimi mes Kitës dhe Top-it do të vijojë edhe në ditët në vazhdim apo aktorja ishte e ftuara speciale për të qenë krah Islit mëngjesin e së martës.

Link: https://www.instagram.com/stories/isli_islami/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxu8gATHId0/