ShowBiz

8 vite bashkë, kush është djali që i bëri dedikimin e bukur Arilena Arës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arilena Ara përveç suksesit në muzikë në vendin tonë, ka korrur edhe sukses ndërkombëtar.

Dita e sotme është një ditë e veçantë për këngëtaren, pasi feston ditëlindjen dhe urimet nuk ka nguruar që të ndajë me të gjithë miqtë e saj në Instagram

Por urimin më të veçantë, Arilena e ka marrë nga menaxheri i saj Popi Kola, i cili përflitet edhe si i dashuri i këngëtares.

Në postimin e tij në Instagram, ai ka uruar Arilenën duke publikuat dy foto, një gjatë kohës që ishte pjesë e ishte pjesë e “X Factor” dhe tjetrën të shkrepur këto ditë.

“Gëzuar ditëlindjen Kido! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë sime! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë janë duke ardhur. Bashkë, përgjithmonë, vetëm’, ka shkruar Popi në urimin e tij.

Arilena e ka ripostuar në llogarinë e saj dhe përkrah urimit të menaxherit ka shkruar: “Çdo gjë”.

https://www.instagram.com/p/Bz_pcwmhfH5/

Link: https://www.instagram.com/p/Bz_pcwmhfH5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz-bEdwHlKD/