Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj dhe biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu prej disa kohësh kanë që në një lidhje, por tashmë janë ndarë nga njëri-tjetri.
Edhe pas ndarjes, dy personazhet e njohur ishin sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Dita e djeshme ishte shumë e veçantë për familjen e Fatmirit, pasi mbesa e tij festoi ditëlindjen dhe ata i organizuan një festë speciale.
Ajo që u vu re ishte se në festë e pranishme ishte edhe ish e dashura e tij, Anxhelina Hadërgjonaj.
Këtë e ka zbuluar motra e saj, Agnesa e cila ka postuar një video ku Anxhelina shfaqet duke u argëtuar me vogëlushen.
Kujtojmë se pas ndarjes dyshja është shprehur nëpër intervista televizive se vijojnë të mbeten miq të mirë.
Link: https://www.instagram.com/stories/agnesahadergjonaj/
Link: https://www.instagram.com/stories/fatmirhysenbelliu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By8Rjk1H1b1/ https://www.instagram.com/p/By2fx0LjPxm/