ShowBiz

Merr pushimet, Ardit Gjebrea zbulon se kujt do t’i dedikohet me kohë të plotë

Moderatori Ardit Gjebrea prej vitesh është pjesë e familjeve shqiptare, pasi nuk mungon çdo të dielë me emisionin e tij.

Baba i dy fëmijëve, Jonit dhe Annës, Arditi na ka treguar gjithmonë se është shumë i përkushtuar ndaj tyre, e në veçanti ndaj vogëlushes.

Pas përfundmit të sezonit televiziv, Ardit Gjebrea ka marrë pushimet dhe më në fund do të ketë kohë që ti përkushtohet plotësisht vajzës së tij Annës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatori me një postim në rrjetet sociale pasi ka publikuar një foto të Annës.

“Më në fund erdhën ditët t’i dedikohem me kohë të plotë Anna Gjebreas”.- shkruan Arditi, teksa ka fotografuar vajzën duke lozur në shtëpi.

Link: https://www.instagram.com/stories/arditgjebrea/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByaX1dQBqvu/