Instagram ka arritur të bëhet një nga mediat më të rëndësishmë për shumicën e lajmeve që shkruhen në portalet Gjermane. Duke u bazuar në një statistikë të bërë së fundmi, mesatarisht 33 artikujt që shkruhen në një ditë bazohen në këtë burim.
Ndërsa Facebook dhe Instagram kohë më parë nuk ishin burimet kryesore të artikujve si Google News, por tani Instagrami është kthyer në burimin kryesorë të portaleve të lajmeve gjermane.
Sipas një studimi të bërë nga agjensia e medias Ezhezko, 10 portalet më të ndjekura në këtë vënd janë shprehur së kanë shkruajtur 464 artikuj për dy javë, bazuar vetëm nga postimet në Instagram.
Gjatë periudhës së shkurtër të studimit, krijuesit e studimit kanë arritur në përfundimin se “Instagrami është kthyer në rëndësinë e një ofruesi të përmbajtjes editorial”.
Klaus Küpper, anëtar i menaxhimit të Jeschenko, identifikon një zhvillim në të cilin “portalet e informacionit për krijimin e mendimit veprojnë si shumëzues për njerëzit që dëshirojnë të rrisin vetëdijen e tyre dhe kështu vlerën e tregut për angazhimin e ardhshëm të reklamave”.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blur-display-electronics-hand-174938/