Aktori I njohur hollivudian Liam Neeson, i njohur në Shqipëri kryesisht falë filmit Taken, ku përmend Tropojën, duket se është përdorur nga aktori i humorit Ermal Mamaqi për të dhënë një mesazh domethënës.
Ermali përmes një fotomontazh shfaqet përkrah Liam, ndërsa poshtë fotos e falënderon për mbështetjen dhe me nota humori i thotë se Tropoja e do.
Aktori është duke punuar për filmin “I love Tropoja” dhe ka shfrytëzuar një situatë të tillë për të bërë humor.
Mes komenteve të shumta, ajo çka bie në sy, është edhe një koment me humor i Encës e cila ankohet për vonesat në sheshxhirim.
“Prandaj u vonuam ne” thotë Enca, duke e shoqëruar komentin me emoji me fytyra të qeshura.
Kujtojmë se Enca do të jetë nje prej aktoreve protagoniste në këtë film.
https://www.instagram.com/p/B1OXjbmhVaf/Link: https://www.instagram.com/p/B1OXjbmhVaf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B02zhKhhStC/