Këngëtari I njohur Aleksandër Gjelaj ka nxjerrë në treg këngën më të fundit të tij “Jam Shqiptar”.
Motivet patriotike të këngës, melodia e bukur dhe zëri karakteristik I këngëtarit, e bëjnë këtë këngë mjaft të veçantë për adhuruesit e muzikës së tij.
Kënga bëhet edhe më e bukur, falë tekstit që e shoqëron dhe që padyshim të bën të ndihesh krenar për origjinën shqiptare.
Klipi I këngës sjell disa pamje shumë të bukura të vendit tonë, ai është xhiruar kryesisht në Shkodër dhe Lezhë, ku spikat natyra e bukur shqiptare.
Kënga ka marrë shumë pëlqime dhe është mirëpritur nga publiku.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=B3SXvVNhsAU