Dy moderatoret simpatike Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë prej vitesh mike të ngushta.
Ato i shohim shpesh herë bashkë, mirëpo duket se kjo lidhje mes dy bukurosheve nuk ka ngelur pa u komentuar edhe nga regjisori Eduard Grishaj, me të cilin Arbana përflitet së fundmi të jetë në një lidhje dashurie.
Në komentet e fotos së fundit ku shfaqen dy moderatoret, Eduarti kërkon të dijë kur do të ikë Xhemi, tani që ai u kthye. Arbana i përgjigjet me humor se prandaj ka dalë sot, që ta përcjellë.
Por një përgjigje epike vjen nga Xhemi e cila i thotë regjisorit se do të ikë nesër, por sonte ai do të rrijë me gjyshen.
Moderatoret kanë një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën, çka duket qartë edhe në fotot që postojnë së bashku në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/B1MidlgAyrU/Link: https://www.instagram.com/p/B1MidlgAyrU/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzIv0cNAO45/