ShowBiz

Të ka ngel fustani bosh, fansat masakrojnë Alba Hoxhën

Balerina bukuroshe Alba Hoxha ka martuar motrën dhe për këtë event ka zgjedhur një fustan të veçantë, por që për fansat nuk është i duhuri për të.

Në një foto të publikuar nga balerina, fustani të krijon përshtypjen se është më i madh se çduhet dhe mesa duket kjo ka shërbyer që fansat të shpërthejnë në kritika.

“Ti je shumë e bukur, por fustani është për Çiljetën”, thotë njëri prej ndjekësve, ndërsa një tjetër i thotë balerinës se ka veshur fustanin që I përshtatet Rozana Radit.

Por pavarësisht kritikave, Alba duket më në formë se kurrë dhe deri tani nuk ka reaguar lidhur me komentet

https://www.instagram.com/p/B1LjVTQAMvF/

Link: https://www.instagram.com/p/B1LjVTQAMvF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz0pQf6ANI9/