ShowBiz

Një foto e Britney Spears shpërthen rrjetin, çfarë i acaroi ndjekësit e këngëtares?

Këngëtarja Britney Spears ka publikuar së fundmi në instagramin e saj foton e një këpuce të markës Louboutin me lëkurë gjarpri.

Në tekstin që shoqëron foton ajo ka shkruar se këto këpucë me lëkurë gjarpri i kanë kushtuar plot 6000 dollarë dhe nuk i ka veshur asnjëherë.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë një lumë komentesh negative.

Shumica e komentuesve i janë drejtuar këngëtares me komente fyese.

Dikush e ka akuzuar atë se po kontribuon në një masakër ndaj kafshëve, ndërsa dikush tjetër e ka këshilluar që ti falë sendet që nuk i duhen, pasi në botë ka njerëz që nuk kanë me çfarë të ushqehen.

“A e di ti se sa fëmijë sirian mund të ushqesh me 6000 dollarë”, shkruan dikush tjetër.

Por pavarësisht komenteve, këngëtarja nuk ka reaguar ende.

https://www.instagram.com/p/B1MOKuXAFUW/

Link: https://www.instagram.com/p/B1MOKuXAFUW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByBQjG3gAI8/