Moderatorja Arbana Osmani, duket se po përgatit një surprizë për të gjithë ata që kanë pasion kuzhinën.
Përmes një postimi në instagram, Arbana na lajmëron se po përgatit një libër të dytë me receta gatimi.
Këtë herë moderatorja do të sjellë “ Receta për 5 minuta”, duke ju ardhur në ndihmë amvisave.
Kjo nuk është hera e parë që Arbana tenton në këtë fushë, pasi para 6 vitesh, ka publikuar librin e parë me receta gatimi.
Moderatorja publikon vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga gatimet e saj të veçanta.
Veçanërisht së fundmi në instastoryn e saj shihnin shpesh pjata të shumllojshme, gatuar prej saj.
https://www.instagram.com/p/B1UAgDLg4A4/Link: https://www.instagram.com/p/B1UAgDLg4A4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0Vze-lA_bz/