ShowBiz

Angela Martini zbulon sekretet, modelja në një rrëfim të rrallë për veten dhe familjen

Modelja e njohur Angela Martini do të publikojë së shpejti një libër me sekrete nga jeta e saj.

Libri do të publikohet në tetor të këtij viti dhe modelja ka zbuluar disa nga sekretet në një intervistë për Viva Glamm Magazine, të cilën e ka publikuar në instastoryn e saj.

Në qendër të librit është e ëma e modeles e cila trajtohet në libër si një histori suksesi.

E vetme me dy fëmijë pas dy martesave të dështuara e ëma e Angelës kalon një sërë vështirësish deri sa në fund arrin të ketë suksesin e merituar.

Angela premton shumë surpriza dhe një libër që sipas saj do të lexohet me një frymë.

Link: https://www.instagram.com/angela_martini/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B06WN5Snntd/