ShowBiz

Kënga me motive patriotike, një tjetër hit i kësaj vere

Kënga më e fundit e Aleksandër Gjelaj “Jam Shqiptar”, duket se do të shndërrohet në një hit, veçanërisht për adhuruesit e muzikës së tij.

Edhe pse vetëm pak kohë nga publikimi, kënga ka marrë një numër të konsiderueshëm klikimesh dhe komentesh pozitive.

Motivet patriotike në këngë,zëri i veçantë i këngëtarit dhe ritmi i këngës, duket se kanë bërë për vetë shumë njerëz, miq e fansa të këngëtarit.

“Jam Shqiptar”, dallohet gjithashtu edhe për videoklipin e realizuar në natyrën e bukur shqiptare.

Simboli i flamurit, shqiponja dykrenare dhe  heroi kombëtar Gjergj Kastriot  Skënderbeu, janë disa nga detajet e videoklipit që shoqëron këngën.

Kjo ka bërë që kënga të vijë edhe më afër zemrave të shqiptarëve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=215&v=B3SXvVNhsAU

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=215&v=B3SXvVNhsAU