Të paktën 5 persona kanë humbur jetën gjatë një koncerti në Algjeri të reperit të famshëm Soolking.
Këngëtari është bërë i famshëm edhe në Shqipëri falë bashkëpunimit me këngëtaren Dhurata Dora në këngën Zemër.
Mediat e huaja njoftojnë se incidenti ndodhi pasi në nxitimin e sipër disa persona janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve.
Më konkretisht ndër viktimat kanë qenë 3 burra dhe dy gra, ndërsa 21 persona të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se incidenti erdhi pasi në stadium kishte më shumë njerëz sesa kapaciteti.
Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-africa-49443728
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BwkkP9QHdrK/