Lifestyle

Përse jetesa afër parqeve përmirëson shëndetin mendor, studimi hedh dritë mbi arsyet

Të jetosh në një afërsi prej 300 metra nga një park, apo të rrethohesh nga sipërfaqe të gjelbërta, rezulton mjaft efikase për të larguar stresin dhe për të përmirësuar shëndetin mendor.

Një studim I realizuar së fundmi ka gjetur një lidhje midis sipërfaqeve të gjelbërta dhe humorit të mirë, duke arritur në përfundmin se gati shumica e personave që jetojnë pranë parqeve, janë dyfish më të lumtur se ata që arrijnë suksese në jetë.

Sipas studimit të jetosh pranë hapësirave të gjelbërta ndikon shumë herë më pozitivisht në shëndetin mendor, sesa të gjesh një punë të re, të ngjitësh shkallët e karrierës, apo të kesh sukses në jetën private.

Ekspertët kanë studiuar një numër të konsiderueshëm personash dhe sjelljet e tyre në situata dhe vende të ndryshme.

Link: https://thehansindia.com/life-style/health/living-near-parks-and-nature-reserves-is-good-for-your-mental-health-557554

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/trees-grass-lawn-park-2336/