Ermal Mamaqi po bën bashkë emra shumë të njohur të kinematografisë dhe artit shqiptar në filmin e tij.
Në një postim të fundit në Instagram Ermali njofton se do të rikthejë në ekran aktoren e njohur Pranvera Veizi.
Aktorja ka gati 30 vjet shkëputur nga skena, pasi u largua me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për ata që nuk e mbajnë mend ajo ka luajtur në disa filma në fillimin e viteve 80, ku përmendim
“Nxënësit e klasës sime”,”Në prag të jetës”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Pushime në Romë etj.
Në filmin e ri të Ermalit janë konfirmuar edhe emra të tjerë të njohur si Bujar Asqeri, Mariana Kondi, dhe këngëtarja Enca, të cilën do ta shohim për herë të parë në rolin e aktores.
https://www.instagram.com/p/B1g2RtZBfNb/Link: https://www.instagram.com/p/B1g2RtZBfNb/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B02zhKhhStC/