Moderatorja Dajana Shabani u përfol se nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit në Ora News duke u zëvendësuar nga Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli.
Deri para pak kohësh dukej se Dajana nuk kishte në plan ti kthehej televizionit, e madje u tha se do të largohej jashtë shtetit, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Pyetjes së një fansi se cili është projekti i radhës Dajana i përgjigjet: “Seç më tha një zog kthehu prapë në tv”, duke na lënë të kuptojmë që ndoshta do ta shohim shumë shpejt në një tjetër ekran.
Ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve se çfarë e tërheq tek i dashuri, duke i shuar përfundimisht thashethemet për një ndarje të mundshme siç u përfol pak ditë më parë.
Link: https://www.instagram.com/dajana_shabani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0sk1Qgg_XumjDqpme9QjhMkhnmCcmYMIEujgo0/