Në ditëlindjen e 24, të Dua Lipës mungoi urimi i modeles Bella Hadid, motrës së famshme, të të dashurit të saj.
Kjo ngriti dyshimet se mes modeles dhe këngëtares mund të ketë pasur mosmarrëveshje.
Këto dyshime u rritën edhe më shumë, pasi këngëtaren e uruan si e ëma e të dashurit, ashtu edhe motra tjetër, modelja e famshme Gigi Hadid.
Bella mesa duket ishe e fundit që e pranoi lidhjen e të vëllait me këngëtaren kosovare.
Por të gjitha këto dyshime i hodhi poshtë vetë Bella e cila ka komentuar në disa foto të çiftit nga pushimet.
Bella shkruan: “ Kjo është sekuenca ime më e preferuar e gjithë kohës”.
Menjëherë pas këtij komenti reagimet e fansave kanë qenë të shumta.
“Dmth e ke pranuar”, thonë shumica prej tyre, pasi dyshohej se Bella ende nuk e kishte aprovuar lidhjen e të vëllait me këngëtaren.
https://www.instagram.com/p/B1ooU-BBf0t/Link: https://www.instagram.com/p/B1ooU-BBf0t/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1CA_-Sh55e/