Këngëtarja Vesa Luma duket se është bërë nostalgjike për kohët kur ka qënë më e re, pasi ka postuar në instastory disa foto të veçanta.
Këngëtarja e ka nisur me disa foto kur ka qenë fëmijë dhe ka të njëjtën pamje që ka i biri i saj sot.
Ajo shfaqet shumë e ëmbël në vitin e largët 1989, kur Vesa duhet të ketë qënë jo më shumë se 3 vjeç, ndërsa shkruan “mini Vesa”.
Më pas ajo poston foto më të vonshme nga udhëtimet e saj në Sahara dhe Kairo, foto që datojnë në periudhën e adoleshencës.
Vesa nuk duket të këtë ndryshuar aspak, ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur si shumë vite më parë.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1ju-jFJIzz/