ShowBiz

A do të ketë Big Brother? Arbana na sjell të rejat e fundit

Spektakli televiziv Big Brother prej disa vitesh nuk po transmetohet më në ekranin e Top Channel, por a do të riktheht sërish?

Kjo në fakt është një pyetje që ende nuk ka një përgjigje definitive.

Arbana Osmani prezantuesja historike e këtij spektakli ka ngritur edhe më shumë dyshime, ndërsa në instastory ka publikuar disa foto të saj gjatë Big Brother, ndërsa shkruan: “ Do doja ta dija, por nuk e di”, ndërsa më pas shton “shpresoj të shihemi së shpejti”.

Arbana ka dashur në këtë mënyrë të na tregojë se ndoshta është duke u diskutuar mundësia për të risjellë sërish në ekran spektaklin, por mesa duket ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0dRPWHADAs/