ShowBiz

Dy ditë pas lajmit të ndarjes, ja çfarë bën Robert Berisha..

Robert Berisha u bë kryefjala e portaleve dy ditë më parë, kur njoftoi ndarjen nga bashkëshortja këngëtarja Nora Istrefi.

Një ditë më pas mesa duket është penduar pasi e fshiu postimin, duke mos lënë gjurmë të njoftimit që dha.

Ndërsa sot Robertin e shohim teksa poston një video duke udhëtuar me makinën e tij dhe po dëgjon një këngë të famshme të Michael Jackson “Billie Jean”.

Duket se këngëtari kërkon të largojë vëmendjen nga e gjithë zhurma që krijoi, duke vijuar normalisht jetën.

Nga ana tjetër Nora vazhdon të qëndrojë në heshtje, duke mos reaguar as për ndarjen dhe as tek komentet e shumta në fotot e saj.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/