Efehan djali vetëm 4 muajsh i Almedës duket se ka marrë një vëmendje të menjëhershme falë një fotoje të veçantë postuar në instagramin e këngëtares.
Vogëlushi shfaqet në duart e gjyshes, nënës së Almedës dhe ka nxjerrë gishtin e mesit.
Foto ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe komente të veçanta nga ndjekësit e aktores.
Kjo e fundit e ka rishpërndarë foton në instastory duke ju drejtuar të gjithë armiqve.
“To all haters” (për të gjithë ata që urrejnë), thotë Almeda, duke rrethuar gishtin e të birit.
Foto është shumë e veçantë, jo vetëm për gjestin e pafajshëm të Efehan, por edhe për faktin se vogëlushi duket shumë i ëmbël dhe duket që është rritur e zbukuruar edhe më shumë.
Link: https://www.instagram.com/p/B1tHJ_mF8Mx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/