ShowBiz

A janë ndarë Fero dhe Arbenita, çifti shuan çdo dyshim

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë përfolur së fundmi për një krizë mes tyre, por gjithçka është hedhur poshtë nga reperi.

Ky i fundit ka postuar së fundmi disa foto nga pushimet dhe në to shfaqet bashkë me modelen.

Në disa foto të shpërndara në Instagram, çifti shfaqet duke u hedhur me parashutë, ndërsa shkëmbejnë puthje me njëri tjetrin përpara nisjes.

Ata kanë postuar edhe disa foto të tjera nga bregdeti, ndërsa shfaqen më të lumtur se kurrë.

Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë fund të gjitha thashethemeve, duke dëshmuar se janë ende së bashku dhe ende të dashuruar.

Link: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtgPluKnX2K/