Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka postuar së fundmi një mesazh mjaft emocionues për të bijën.
Fjolla dëshmon sakrificat që ka bërë në jetë për ta rritur, duke u bërë nënë e babë për të voglën.
“U pajtova me gjithçka në këtë jetë, por jo me faktin që mos të të sillja ty në jetë” thotë Fjolla në një foto të së bijës foshnje, 4 vite më parë.
Ajo e ka sjellë këtë foto si një kujtim, ndërsa ka vendosur të emocionojë të gjithë me dedikimin e veçantë për bukuroshen Alayah.
Fjolla e uron gjithashtu të bijën që të rritet e fortë e të bëhet një vajzë e mbarë.
Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0YstYhJMdC/