ShowBiz

Dy producentë tentuan të abuzonin me të, këngëtarja shqiptare rrëfen makthin në fillimet e karrierës

Bebe Rexha do të jetë në kopertinën e revistës “ Cosmopolitan” këtë muaj në një intervistë krejt të veçantë ku ka rrëfyer disa prej momenteve më të vështira gjatë karrierës.

Këngëtarja rrëfen se si desh është abuzuar seksualisht nga një producent të cilit preferon të mos ja zbulojë emrin.

“Ai hyri në studio dhe filloi të më masazhonte këmbët, duke u ngjitur gjithnjë e më lartë”, tregon Bebe, ndërsa vijon më tej duke treguar se si producenti i tha se mund të bënte çfarë të donte me të.

“Unë isha rritur mjaftueshëm për të mos lejuar njeri të prekë trupin tim nëse unë nuk dua”  thotë Bebe gjatë kësaj interviste.

Ajo ndalet gjithashtu edhe në një tjetër moment të frikshëm me një tjetër producent, i cili erdhi në studio së bashku me 5 meshkuj të tjerë.

“Ndjeva frikë, mora një taksi dhe u largova me vrap, ishte nata më e  tmerrshme që kam kaluar”, thotë këngëtarja.

Bebe festoi pak ditë më parë 30 vjetorin e lindjes dhe publikoi një këngë të re dedikuar vetes.

https://www.instagram.com/p/B16N48dlQ3W/

Link: https://www.instagram.com/p/B16N48dlQ3W/

Burimi i lajmit: https://www.independent.co.uk/life-style/women/bebe-rexha-rape-sexual-assault-male-music-producer-a9088726.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B06RgNFlViy/