ShowBiz

Fama e çoi drejt depresionit dhe drogës, këngëtari rrëfen se si doli nga errësira

Në një letër publike drejtuar fansave këngëtari i njohur rrëfen të gjitha problemet që ka kaluar nga fama dhe suksesi.

Justin Bieber është i famshëm për një sërë hitesh, por ai tregon se si vite më parë vuajti nga depresioni, duke mos patur as motivimin më të vogël për tu ngritur nga krevati në mëngjes.

Në një tekst të gjatë të publikuar në instagramin e tij Bieber shpjegon se si ka abuzuar për vite më radhë me drogërat dhe me marrëdhëniet intime.

Në këtë rrëfim të sinqertë këngëtari shpjegon se i është dashur shumë të largohet nga humnera ku kishte rënë, dhe se si dashuria e njerëzve që e rrethojnë e bënë njeri më të mirë.

Sot ai ka hequr dorë nga gjithcka e errët në jetën e tij, ndërsa ka një mesazh për të gjithë që të jenë më të sjellshëm, të dashur dhe guximtarë sot me të gjithë njerëzit që i rrethojnë.

“Sot jam në sezonin më të mirë të jetës, jam i martuar” thotë Biber në këtë reflektim për jetën e tij.

https://www.instagram.com/p/B17JfkkHEKt/

Link: https://www.instagram.com/p/B17JfkkHEKt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OxEZyHSYQ/