Luana Vjollca ka festuar 28 vjetorin e lindjes mbrëmjen e djeshme në një festë krejt të veçantë.
Një party buzë detit në Drimadhe me muzikë, argëtim, miq e të afërm të cilët e kanë shndërruar këtë ditë të veçantë të moderatores në një festë të vërtetë.
I gjithë ambjenti ishte zbukuruar me lule dhe drita të shumta, ndërsa në qendër altari me emrin e Luanës dhe vitet e lindjes.
Në këtë feste nuk kanë munguar as fishekzjarret, ndërsa Luana u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë pana, duke ekspozuar format e saj perfekte.
Në ditën e saj të lindjes nuk munguan dhuratat e shumta nga të ftuarit, por edhe LuanaiI bëri një dhuratë të veçantë fansave të saj.
Pasditen e djeshme ajo publikoi këngën“ Ti Amo”, një tjëtër hit i cili shumë shpejt pritet të kthehet në një tjetër sukses për moderatoren.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ZBWMAn5_T/