Lifestyle

Cila është Makina më e shtrenjtë në botë, nuk do ta besoni çmimin marramendës

Komode, super luksoze dhe me një disajn të pazakontë, ato janë padyshim makinat më të shtrenjta në botë, të cilat shiten miliona dollarë.

Një studim i fundit ka bërë  një renditje të makinave më të shtrenjta në botë dhe vendin e parë e zë “Bugatti’s la voiture noire”, një makinë sportive super luksoze e cila u shit në Gjenevë për çmimin e pabesueshëm të 19 milion dollarëve.

E konsideruar si një vepër arti, kjo makinë është një kombinim i shpejtësisë, luksit, dhe komoditetit.

Kjo është një makinë 16 cilindërshe, me një motor 8 litërsh dhe 1500 kuaj fuqi.

E dyta ndër makinat më të shtrenjta renditet një model i ri i Rolls Roys e cila është shitur për 13 milion dollar.

Në listën e gjatë të makinave të shtrenjta gjejmë disa lloje të reja të Lamborghini, Mclaren e Ferrari, makina që kanë kapur shifra rekord shitjesh.

Ato kanë një teknologji të avancuar dhe janë më të lakmuarat në botë.

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/auto-automobile-automotive-car-358070/

Link: https://ceoworld.biz/2019/06/20/most-expensive-cars-in-the-world/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-lexus-interior-2723822/